09:29 / 26.11.2023
Policia del me raport për rastin e foshnjës së vdekur në Prizren
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për foshnjën që u gjet e vdekur dje në Prizren.
Në raportin 24 orësh thuhet se një burrë në parkun e qytetit ka vërejtur një foshnjë të porsalindur.
Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar se foshnja është pa shenja jete.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente dhe është iniciuar si vrasje e fëmijës së porsalindur.























