Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë
BKT
Kronika

Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë

E. Hoti / RTKlive

Është arrestuar edhe personi i tretë, i cili dyshohet për pjesëmarrje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

“Po është arrestuar edhe personi i tretë”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq lidhur me këtë rast, të premten Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona si të dyshuar se kanë ndihmuar të armatosurit të kryejnë grabitjen.

Ndryshe, të mërkurën në Suharekë ka ndodhur një grabitje e rëndë nga persona të maskuar e të armatosur, duke plaçkitur arin dhe duke shtënë me armë të gjata ndaj forcave të rendit.


MË SHUME NGA Kronika