Sekuestrohet një armë dhe substanca narkotike, arrestohen dy persona
BKT
Kronika

Sekuestrohet një armë dhe substanca narkotike, arrestohen dy persona

F.S / RTKlive

Policia e rajonit të Prishtinës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për shit-blerjen e substancave narkotike si dhe ka gjetur dhe sekuestruar një arme dhe një sasi të substancës narkotike etj.

“Pas pranimit të një informate, se në një pompë derivatesh nga dy persona të dyshuar po kryhet shit-blerje e substancave narkotike. Ka qenë reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve të stacionit të Lipjanit, ai që ka rezultuar me arrestimin e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje në njoftim, thuhet se ndaj personave të arrestuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i armës dhe blerje posedim dhe shpërndarje e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

“Me aktvendim mbi ndalimin  të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika