Policia arreston një person, kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar
BKT
Kosovë

Policia arreston një person, kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar

F.S / RTKlive

Policia e Kosovës pas një pune intensive operative dhe në bashkëpunim e koordinim me autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë, të premten në një fshat në Ferizaj, kanë arrestuar një të dyshuar.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se hetuesit policor kanë arritur që të lokalizojnë vend-ndodhjen e të dyshuarit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

“I dyshuari G.Ç., (mashkull shtetas i Shqipërisë), në momentin e arrestimit ishte në shoqëri me dy femra shtetase të Shqipërisë dhe një mashkulli nga Kosova. Dyshohet se shtetasi i Kosovës, ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, të dyshuarin nga Shqipëria. Arrestimi është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt dhe hetuesit e anti-drogës gjatë operacionit të arrestimit të të dyshuarit janë mbështetur nga njësi tjera të PK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje vazhdon njoftimi se për arrestimin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me urdhër nga prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda-Ferizaj është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit A.I., në një fshat të Vitisë.

“Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 15 fishekë. Po ashtu, lidhur me rastin është njoftuar edhe Njësia FAST-ILECU të cilët në koordinim me organet e drejtësisë, do të merren me procedura rreth rasteve kur kemi të bëjmë me arrestime të personave që janë në kërkim ndërkombëtar”, thuhet mes tjerash në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë