10:57 / 11.12.2023
Policia Rajonale e Ferizajt realizon 47 urdhëresa të gjykatës
M.P / RTKlive
Për 6 ditë, Policia Rajonale e Ferizajt ka realizuar 47 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën për media.
Nëpërmjet kësaj komunikate, Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim me institucionin se “nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’.























