Ngjarjet e datës 13 dhjetor
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 13 dhjetor

RTKlive

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2023.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, do të mbajë eventin lansues për tri shërbime të reja elektronike të Administratës Tatimore të Kosovës. (Prishtinë, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë KOMF ndan çmimet vjetore për gazetarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe mirënjohjeve vjetore “Mik i fëmijëve”. ( Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit 2024-2026 ndërmjet komunave dhe strehimoreve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje në Gjilan dhe Ferizaj. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, Avokati i Popullit, Naim Qelaj. (, Gjilan, ora 10:00)

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier viziton kolegjin IBCM në Mitrovicë. (Ora 10:30)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Telekomi i Kosovës mban takimin e fundvitit ku do të organizojë tryezën e rrumbullakët “Telekomi raporton për një vit të suksesshëm, investime, ristrukturim, borxhe minimale”. (Telekomi i Kosovës, lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 13:00-14:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Ish-eprori i UÇK-së Haxhi Shala do të paraqitet për herë të parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës. (Hagë, ora 14:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në mbështetje të Listës “Beteja politike vazhdon – Shaip Kamberi”, e cila garon në zgjedhjet për Parlamentin e Serbisë. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Amfiteatri i Fakultetit të Arkitekturës, Prishtinë, ora 19:00)


MË SHUME NGA Kosovë