Pas një përleshje në rrugë vdes qytetari në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari
M.Sh/RTKlive
Një përleshje ndërmjet dy personave në komunën e Shterpës ka përfunduar me fatalitet, pasi njëri nga të lënduarit ka humbur jetën në spitalin e Nishit. Sipas Policisë së Kosovë, rasti ka ndodhur më datën 8 dhjetor në Shtërpcë, në rrugën që shpije për në fshatin Biti e Epërme.
“Më datën 10.12.2023 rreth orës 19:40 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë nga shtëpia e shëndetit në Shtërpcë, se një person J.K (M/K), serb i moshës 49 vjeçar nga familjarët e tij është sjell me lëndime trupore, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë është dërguar në spitalin Graçanicës”, njofton policia.
Kjo e fundit më pas i ka marr veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit.
“Nga hetimet e para, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se me datën 08.12.2023 rreth 02:00 të mëngjesit në Shtërpcë, në rrugën që çon për në fshatin Biti e Epërme, pas një përleshje fizike, personi J.K pëson lëndime trupore nga personi N.K (M/K), serb i moshës 20 vjeçar. Në lidhje me këtë në konsultim me prokurorin kujdestar, fillimisht iniciohet rasti ‘’Lëndim i lehtë trupor”. Por, me datën 12.12.2023 në ora 14:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i lënduari J.K nga spitali i Graçanicës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është arrestuar i dyshuari N.K dhe është ndaluar në mbajte për 48 orë, për veprime tjera hetimorë”, njofton policia.
Por, rreth orës 19:30 të datës 12.12.2023, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër, se viktima J.K ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi.
“Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve dhe të gjitha veprimet e mëtejme hetimore po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ndërsa rasti është rikualifikuar - Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje”, njofton policia.























