09:00 / 14.12.2023
Një grua në Deçan rrah burrin dhe një police, arrestohet
SH.Ç/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Deçan, e cila dyshohet se ka rrahur burrin dhe një zyrtare policore. Rasti ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje dhe po trajtohet si dhunë në familje. E dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.























