09:36 / 19.12.2023
Rrahu vëllanë e mitur, arrestohet i dyshuari
N.M. /RTKlive
Një person është arrestuar në Ferizaj, dje në mbrëmje, me dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka rrahur vëllanë e tij të mitur i cili u detyra të kërkojë trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, vëllain e tij të mitur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























