09:12 / 25.12.2023
Prishtinë, gjendet i vdekur një person në kulmin e shtëpisë
RTKlive
Të dielën mbrëma, në fshatin Sharban të Prishtinës në kulmin e një shtëpie është gjetur një person i vdekur, njofton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë trupi i pajetë është gjetur rreth orës 20:30.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, po ashtu në vendin e ngjarjes ka dal edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion.























