09:44 / 25.12.2023
Vdekje e dyshimtë në Prizren
V.Th. RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është djegur bashkë me veturën në të cilën ndodhej.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 në rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren, ku nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje..
Sipas policisë viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren, ndërsa vetura e djegur është një golf 2.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar.
Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimtë “ dhe mbetjet nga trupi i pa jetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.























