14:30 / 26.12.2023
Arrestohet shoferi që goditi policin me veturë në Pejë
E. Hoti / RTKlive
Një person është arrestuar pasi dyshohet se dje e ka goditur me veturë një polic.
Rastin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Ai është ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë. Në kohën e paraparë ligjore do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në fshatin Ozdrim të Pejës.
I dyshuari A.G pasi kishte kryer sulmin kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Në raportin 24-orësh të së martës u bë e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.























