Voziti 93 km/h në zonën 50 km/h, gjobitet shoferi në Viti
SH.Ç/RTKlive
Policia ka njoftuar se është gjobitur një shofer në Viti pasi ka vozitur 93 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ka qenë 50 km/h. Ai është gjobitur me 300 euro, 2 pikë negative dhe masë të përkohshme të ndalim vozitjes prej 3 muajsh.
"Njësite policore nga Stacioni Policor Viti në pikën e kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Hasan Prishtina’’ në qytetin e Vitisë , kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e tre (93) km/h", thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë.























