Itali, autobusi me fëmijë përplaset me ambulancën, vdesin 4 persona
RTKlive
Një aksident tragjik mes një autobusi fëmijësh dhe një autoambulance u ka marrë jetën katër personave në Itali, një prej të cilëve është dhe shqiptari Sokol Hoxha.
La Repubblica raporton se aksidenti fatal u regjistrua ditën e sotme në rrugën mes Urbinos dhe Fermignanos. Katër persona humbën jetën nga përplasja, ndërsa u plagosën 7 të tjerë, katër fëmijë dhe tre shoqërues.
Në mesin e viktimave ndodhej dhe 40-vjeçari Sokol Hoxha me profesion mjekë, raporton RTSH.
“Në autobus kishte fëmijët ndërmjet 13 dhe 17 vjeç, ku rreth 30 prej tyre u shpëtuan. Grupi vinte nga famulli të ndryshme të dioqezës së San Benedetto del Tronto – Ripatransone - Montalto Marche, në provincën e Ascoli Piceno. Fëmijët po ktheheshin pas një dite në Urbino, ku kishin shkuar për të parë skenat e lindjes së Krishtit”, tha këshilltarja për përfshirjen sociale të Grottammare, Monica Pomili.























