Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre personave
BKT
Kronika

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre personave

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të cilët kërkohen për veprën penale, “Shpërdorim i pasurisë se huaj".

Ngjarja ka ndodhe me 03.11.2022 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, publikimin i fotos me shënime tjera të personave të kërkuar është bërë  me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

- E-mail adresa: [email protected]


MË SHUME NGA Kronika