‘Festo me zemër, jo me armë’, Policia me thirrje për fundvit
M.P. / RTKlive
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për kujdes të shtuar të qytetarëve në kohën e festave të fundvitit dhe për mos përdorim të armëve me moton “Festo me zemër, jo me armë”.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që : përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shëndërrohet në tragjedi, po ashtu është e ndaluar me ligj, personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit, përdorimi i fishekzjarreve është i rrezikshëm për fëmijë, ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit”, njofton Policia.
Tutje institucioni njofton se ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, si dhe ka marrë masat e nevojshme në komunikacionin rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.























