Për ushtrim ndikimi, aktakuzë ndaj një zyrtari
BKT
Kronika

Për ushtrim ndikimi, aktakuzë ndaj një zyrtari

M.Sh/RTKlive

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit SH.K, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penalë të Republikës së Kosovës.

I pandehuri, sipas Prokurorisë, gjatë vitit 2022 dhe 2023 kishte kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete.

“Sh.K kishte premtuar se do të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personave zyrtarë të një Ministrie dhe gjatë aplikimit të masave të veçanta të simulimit të veprës së korrupsionit, i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës në flagrancë derisa pranon një shumë të parave” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


MË SHUME NGA Kronika