Plagoset një person në Gjakovë
E. Hoti / RTKlive
Një person është plagosur sot me armë zjarri në Gjakovë. Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka njoftuar se incidenti me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Yll Morina”.
“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën "Yll Morina" në Gjakovë”, ka thënë Elezaj për RTKlive.
Ai ka bërë të ditur se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
“Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin si dhe kapjen e të dyshuarit”, ka thënë Elezaj.























