Paraburgim ndaj të dyshuarit për nxitje të përçarjes në Han të Elezit
BKT
Kronika

Paraburgim ndaj të dyshuarit për nxitje të përçarjes në Han të Elezit

E. Hoti / RTKlive

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.B.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nxitja e përçarja dhe mosdurimi.

Sipas njoftimit nga Gjykata,  i dyshuar me datë 28 dhjetor 2023 gjatë natës në qytetin e Hanit të Elezit, me dashje dhe publikisht nxit, përhapë urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare ose etnike duke printuar afishe me përmbajtje fetare rreth Vitit të Ri.

“Fillimisht siguron materialin adekuat pastaj në shtëpinë e tij përgatitë, dizajnon dhe printon afishet të formatit A4 me përmbajtje: “Viti i Ri nuk është festë e jona mos festo festa e jo muslimanëve”. Në mes është bredh i gjelbërt i stolisur me drita dhe një X ngjyrë e kuqe, poshtë afishes: “Nuk është prej nesh ai që u përngjanë të tjerëve përveç neve, mos u përngjani çifutëve dhe krishterëve”, (Hadith)”, ka sqaruar Gjykata .

Tutje Gjykata njofton se i pandehuri i ka shpërndarë disa prej afisheve, ndërsa disa afishe tjera ia ka dhënë dy të miturve, të cilët i kanë shpërndarë nëpër qytet,

“Po ashtu disa afishe i ka shpërndarë afër xhamisë në Kaçanik si dhe nga këto motive edhe ka dëmtuar bredhin e vendosur në sheshin e qytetit duke i`a vënë flakën”, njofton Gjykata Themelore në Ferizaj .

Gjyqtari i procedurës paraprake, thuhet se kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve.


MË SHUME NGA Kronika