Gjakovë, viktima u plagos nga ish-dhëndëri i tij
BKT
Kronika

Gjakovë, viktima u plagos nga ish-dhëndëri i tij

M.Sh/RTKlive

Policia e Kosovës ka konfirmuar të shtunën në raportin ditor, se personi që e plagosi me armë zjarri viktimën në Gjakovë, ishte ish-dhëndëri i tij. Ngjarja ka ndodhur të premten mbrëma rreth orës 18:20.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga i ish-dhëndëri i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm:, njofton policia.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, sipas policisë, është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Nuk raportohet për të arrestuar, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika