Dy arrestime për substanca narkotike në Prishtinë
BKT
Kronika

Dy arrestime për substanca narkotike në Prishtinë

M.P. / RTKlive

Dy raste të posedimit të substancave narkotike kanë ndodhur në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të policisë, dy rastet kanë ndodhur në orët e mesnatës, teksa dy të dyshuarit e rasteve të ndryshme janë arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar tre copë substancë narkotike e llojit ekstazi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia për rastin e parë.

Ndërkaq në rastin tjetër Policia ka konifksuar 29.1 gram substancë narkotike të llojit MDMA.


MË SHUME NGA Kronika