18:50 / 05.01.2024
Dy persona të lënduar në një aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës
N.M. /RTKlive
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, sot rreth orës 18:00, në Lluzhan të Podujevës.
Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti, raporton RTKlive.
Bëhet e ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.























