Smakiqi konfirmon për RTK-në arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi
N.M. /RTKlive
(E plotësuar) Avokati Xhevdet Smakiqi, ka njoftuar se sot është autorizuar nga familja Dakaj, në Prizren që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar në Merdarë, derisa po shfrytëzonte liberalizimin e vizave dhe po udhëtonte me vëllanë e tij drejt Italisë.
“Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është arrestuar në mëngjesin e së premtes në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdarë. Dakaj, sipas familjarëve të tij, është dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli dhe ai është arrestuar vetëm se ka qenë pjesëtar i UÇK-së”, tha avokati Xhevdet Smakiqi.
Avokati tha se kontakti me Dakajn tani është i pamundur, sepse ai është brenda territorit të Serbisë dhe avokatët e Kosovës nuk munden të operojnë atje. Smakiq thotë se ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe i ka kërkuar asaj, që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e klientit të tij.
Smakiq tha se është informuar zyrtarisht nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës, në Beograd, e cila ka thënë se është në koordinim me ndërmjetës ndërkombëtarë, për të trajtuar këtë arrestim të njëanshëm, që e ka cenua lirinë e lëvizjes, në këtë rast të Hasan Dakajt.
Ish-pjesëtari i UÇK-së arrestohet në Serbi
Avokati Xhevdet Smakiqi, ka njoftuar se sot është autorizuar nga familja Dakaj, në Prizren që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar në Merdarë, rreth orës 09:00 të mëngjesit, derisa po udhëtonte me vëllanë e tij drejt Italisë.
Smakiqi, në një postim në Facebook, shkruan se familja Dakaj është nën frikë dhe ankth të madh pasi që polica serbe, Hasan Dakajn, ish prestar i UÇK-së, sipas informatave të para e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli dhe mund, ti nënshtrohet torturave fizike e psikike.
“Unë menjëherë do te ndërmarrë veprime duke ushtruar kërkesë pranë MPJD-së që të interesohet për fatin e shtetasit të Kosovës, Hasan Dakaj, i arrestuar sot në mëngjes në Merdarë nga policia serbe vetëm pse ka qene ish pjesëtar i UÇK-së”, shkruan Smakiqi.
Ai bënë thirrje urgjente MPJD-se që përmes kanaleve diplomatike të kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet lëvizja e lirë, sikurse çdo shtetasi te Kosovës, pa diskriminim.























