Pesë persona sulmohen nga qeni, e vrasin
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Pesë persona sulmohen nga qeni, e vrasin

Sh.Ç /RTKlive

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Policia ka theksuar se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 në fshatin Sfeçël, në Podujevë.

Nga policia bëhet e ditur se sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin.

“Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin”, thuhet në raport e policisë.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti. 


MË SHUME NGA Kronika