Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Baicë
BKT
Kronika

Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Baicë

RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se personi i raportuar si i zhdukur nga familja tri ditë më parë në Baicë të Istogut, është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë, familjarët kanë njoftuar të premten në mbrëmje se e kanë gjetur personin pa shenja jete, derisa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Tutje policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë për Obduksion.


MË SHUME NGA Kronika