Policia sekuestron dy armë në dy lokacione të Prishtinës
BKT
Kronika

Policia sekuestron dy armë në dy lokacione të Prishtinës

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri në dy raste të ndara në lokacione të ndryshme në komunën e Prishtinës.

“Hetuesit policor pas identifikimit të personave të dyshuar në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në dy lokacione (në fshatin Grashticë dhe në rrugën Mihail Grameno në Prishtinë), ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj personave të dyshuar është inicuar rast për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës” si dhe “përdorim i armës”, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë shtënë me armë rreth orës 00:00, me 1 janar.


MË SHUME NGA Kronika