11:03 / 14.01.2024
Gjendet viktima pa jetë në shtëpinë e tij në Dragash
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e një trupi të pa jetë në Dragash.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sahnje, teksa viktima është gjetur në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, njofton policia.























