Vjedhet vetura e parkuar para shtëpisë në Prizren
BKT
Kronika

Vjedhet vetura e parkuar para shtëpisë në Prizren

M.P. / RTKlive

Një veturë me targa vendore është vjedhur në Prizren, teksa ka qenë i parkuar para shtëpisë së pronarit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sheshi i Lidhjes” rreth orës 10:20.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhë veturën e tij me targa vendore e cila ishte e parkuar në rrugë para shtëpisë së tij. Ankuesi ka deklaruar se vetura ka qenë e hapur dhe çelësat kanë qenë në veturë”, njofton policia.


MË SHUME NGA Kronika