Policia gjobit shoferin për tejkalim shpejtësie e regjistrim të skaduar
BKT
Kronika

Policia gjobit shoferin për tejkalim shpejtësie e regjistrim të skaduar

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjobitjen e shoferit i cili ka tejkaluar shpejtësinë dhe ka ngasur veturën me regjistrim të skaduar.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor , me datën 16.01.2024 rreth orës 09:24 në rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin J.R (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 104 km/h, Ndërsa veturës i kishte skaduar regjistrimi që nga data 23.09.2023”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë apel tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.


MË SHUME NGA Kronika