09:18 / 26.01.2024
Vjedhje në banesën e prokurorit
Sh.Ç /RTKlive
Një prokuror ka raportuar në Polici se e kanë vjedhur. Ai ka thënë se nga banesa e tij në Prishtinë të enjten i janë vjedhur gjësende.
“Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës”, thuhet në raportin e policisë. Nuk raportohet për të arrestuar, kurse policia po e heton rastin.























