Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Prishtinë
BKT
Kronika

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Prishtinë

N.M. /RTKlive

Një burrë është gjetur pa shenja jete, të shtunën rreth orës 14:30,  në banesën e tij në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore i Kosovës.

“Raportohet se në banesën e tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e PK-së.


MË SHUME NGA Kronika