23:33 / 31.01.2024
Dugolli priti në Ambasadë një delegacion parlamentar të Shqipërisë
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli ka pritur në Ambasadë ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko dhe deputetët Blerina Gjylameti, Dhurata Çupi e Denis Deliu, të shoqëruar nga Ambasadori I Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.
Ambasadori Dugolli ka shprehur mirënjohje për kontributin e paçmueshëm e të vazhdueshëm të ish-kryeministrit Majko për Kosovën.
Ambasadori, po ashtu, ka falënderuar delegacionin parlamentar për përkushtimin e tyre në mbështetje të Kosovës.























