Arrestohen dy zyrtarë të ATK-së, pezullohen nga puna
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Arrestohen dy zyrtarë të ATK-së, pezullohen nga puna

V.Th. RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, të komunitetit serb, nën dyshimin për kontrabandë me barna.

Ndërkohë, ATK ka njoftuar se i ka pezulluar ata nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

 “Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare. Andaj shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.


MË SHUME NGA Kosovë