Një i arrestuar për dhunë në familje, lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje
BKT
Kronika

Një i arrestuar për dhunë në familje, lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje

E. Hoti / RTKlive

Policia e stacionit në Ferizaj sot ka pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.

Sipas njoftimit nga Policia, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policët e rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë arrestuar personin A.A 61-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ka pranuar se posedon një armë zjarri pa leje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari A.A është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit, pistoletë me 11 fishekë.

Rasti është cilësuar "Dhunë në familje, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje"

 


MË SHUME NGA Kronika