Autobusët e “Trafikut Urban” pajisen me WI-FI
BKT
Kosovë

Autobusët e “Trafikut Urban” pajisen me WI-FI

RTKlive

Autobusët e “Trafikut Urban” janë të pajisur me WI-FI, duke u mundësuar udhëtarëve të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit.

Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, ka theksuar se kostoja e këtij shërbimi është 2 mijë euro në muaj, ndërsa pajisjet janë dhuruar falas nga IPKO.

“Transporti publik duhet të jetë mjet i transportit që na ndihmon të gjithëve të kemi një qytet të pastër. Po ashtu, kjo do të ndikojë në mirëqenien ekonomike të të gjithë qytetarëve”, është shprehur Maraj.

Sipas tij, ky lajm është pritur mirë nga udhëtarët.

“Sot të gjitha shtresat e qytetarëve mund ta shfrytëzojnë Trafikun Urban për transport e me të edhe internetin pa pagesë. Është diçka që është pritur shumë mirë kur e kemi dhënë lajmin vitin e kaluar. Ta gëzojmë të gjithë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai përmendi flotën prej 30 autobusëve të rinj, të cilët ka thënë se shpreson që të vijnë deri në fund të këtij viti.

“Shpresoj që autobusët e rinj të vijnë deri në vitin 2024. Jam i angazhuar që ky proces të përshpejtohet edhe në fund të vitit të kemi flotën e 81 autobusëve. Pra 51 autobusëve që i kemi të i shtohen edhe 30 autobusë të rinj e në këtë mënyrë të kemi mundësi të ofrojmë shërbime më të mira për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar ai.


MË SHUME NGA Kosovë