Tahiri e njofton SBASHK-un për nismën e amandamentimit të Ligjit të Pagave
BKT
Kosovë

Tahiri e njofton SBASHK-un për nismën e amandamentimit të Ligjit të Pagave

B. H. | RTKlive

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka pritur në takim kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj. Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri pas takimit përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

"Në takim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, diskutuam edhe njëherë Ligjin për Skemat Pensionale, i cili diskriminon pensionistët kontributdhënës e më së shumti mësimdhënësit", ka thënë Tahiri.

Ai ka njoftuar SBASHKU-n për iniciativën e AAK-së për të filluar amandamentimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik.

"Lidershipin e SBASHK-ut e njoftova se Grupi Parlamentar i AAK-së, ka dorëzuar tek Avokati i Popullit ankesën rreth këtij diskriminimi dhe se jemi në mbështetje të plotë të ndalimit të këtij diskriminimi, duke përfshirë edhe kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, SBASHK-un e informova edhe për iniciativën tonë për të filluar amandamentimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik, si veprim për të bërë pagë të dinjitetshme për të punësuarit në administratën shtetërore", ka nënvizuar Tahiri.


MË SHUME NGA Kosovë