Gjykata shqipton masën e paraburgimit për të dyshuarin e dy veprave penale
BKT
Kronika

Gjykata shqipton masën e paraburgimit për të dyshuarin e dy veprave penale

M.P. / RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin F.A për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundërtë pandehurit F.A, andaj të nj֝ëjtit i   caktohet  masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

 


MË SHUME NGA Kronika