09:08 / 14.02.2024
Punonjësja e bankës dorëzon në polici rreth 15 mijë euro të falsifikuara
E. Hoti / RTKlive
Një punonjëse e bankës ka dorëzuar në stacionin policor në Podujevë 7380 monedha metalike nga dy euro të cilat që dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia ka njoftuar në raportin e saj 24 orësh se ankuesja ka thënë se paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5- vjeçare.
“Rr. Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 13.02.2024 – 10:00. Ankuesja femër kosovare-zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankuesit paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5 vjeçare”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.























