08:44 / 15.02.2024
Gjobë ndaj shoferit për tejkalimin e shpejtësisë
F.S / RTKlive
Policia e Kosovës ka dënuar një shofer në Ferizaj, pasi ky i fundit ka bërë tejkalimin e shpejtësisë në zonën e kufizimit 40 km/h.
Sipas njoftimit të policisë ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.























