08:49 / 15.02.2024
Ndahet nga jeta njëri nga dëshmitarët e masakrës së Pastaselit
Pajazit M. Krasniqi /Radio Kosova
Është ndarë nga jeta njëri nga dëshmitarët e masakrës së Pastaselit, Beqir Krasniqi. Lajmin për Radio Kosovën e kanë konfirmuar familjarët e tij.
Beqir Krasniqi ishte dëshmitar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ndaj ish gjeneralit serb dhe ish-ndihmësministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Vlastimir Gjorgjeviq, i cili gjykohej për urdhrin që kishte dhënë për vrasjen e 106 shqiptarëve në Pastasel të Rahovecit, më 31 mars 1999.
Nga 13 të mbijetuarit e asaj masakre, 12 prej tyre kanë vdekur.























