Arrestohet një person në Leposaviq, pengoi policët gjatë detyrës zyrtare
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Leposaviq, pengoi policët gjatë detyrës zyrtare

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Kajkovë të Leposaviqit pasi i njëjti nuk ju kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se derisa zyrtarët policorë po merreshin me një aksident trafiku i dyshuari  me veturën e tij kishte goditur veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dëme materiale.

“Fsh. Kajkovë, Leposaviq  14.02.2024 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti nuk ju kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë që po merreshin me një aksident trafiku dhe me veturën e tij kishte goditur veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftim .

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika