Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në Mitrovicë
BKT
Foto: Edona Podvorica
Kosovë

Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në Mitrovicë

Edona Podvorica/RTK

Sot në praninë e mijëra qytetarëve në Mitrovicë u bë zbulimi i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari.

Në shënim të 16- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në Mitrovicë, është bërë zbulimi i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari.

Komuna e Mitrovicës së jugut, me këtë rast ka mbajtur ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin kryesor të këtij qyteti.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, tha ndër të tjera se familja e Shaban Jasharit ranë dëshmorë për Lirinë e Kosovës duke u përballur me policinë serbe. “Më 5, 6 dhe 7 mars familja Jashari shënuan nismën më të lavdishëm Epopenë. Sakrifica e familjes Jashari vuri në lëvizje lirinë në dy drejtime në rrafshin ndërkombëtar dhe kryeqytetet e botës demokratike”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Kosovë