11:21 / 18.02.2024
Përleshje në Prishtinë, pesë të arrestuar, dy prej tyre kanë plagë thike
Pesë persona janë arrestuar në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në mes veti janë përfshirë në një përleshje fizike, njofton Policia e Kosovës.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Dy prej të dyshuarve dyshohet kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë”, thuhet në raportit 24 orësh të Policisë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje.























