Nënshkruhet marrëveshja për ndërtim të çerdhes publike në Skënderaj
BKT
Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtim të çerdhes publike në Skënderaj

M.P. / RTKlive

Është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit për financim të projektit për ndërtimin e çerdhës publike afër shkollës "Anton Çetta" në Skënderaj.

Marrëveshja është nënshkruar në mes të kryetarit të kësaj komune, Fadil Nura dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fikrim Damka.

"Tashmë pritet realizimi pas një procesi të riformatimit të hollësishëm të këtij projekti, duke respektuar çdo aspekt arkitektonik dhe për të kryer edhe një punë tjetër të mirë nga e cila përfitues kryesor do të jenë fëmijët", ka thënë kryetari Nura, pas nënshkrimit të marrëveshjes së financimit.

Riformatimi i objektit të çerdhës ndodh pasi ishte nisur të ndërtohet duke mos respektuar standardet e pranueshme të ndërtimit dhe kushtet e parapara.


MË SHUME NGA Kosovë