Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi FSK- AKSP
A.B/RTKlive
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe u.d. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli, sot kanë pritur në takim zëvendësdrejtorin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Kastriot Jasharin, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Me këtë rast, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim përcaktimin e bashkëpunimit reciprok në mes të FSK-së dhe AKSP-së, në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të pjesëtarëve të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ky Memorandum u nënshkrua nga shefi i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Astrit Haliti dhe zëvendësdrejtori i AKSP-së Kastriot Jashari.
“Në kuadër të fushave të bashkëpunimit, në mes tjerash, përfshihet dhe ofrimi i programeve trajnuese si dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të trajnimeve, hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes shkëmbimit të personelit, etj”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.























