Digjet një banesë në Skënderaj, arrestohet një person
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Digjet një banesë në Skënderaj, arrestohet një person

M.P. / RTKlive

Një rast i përfshirjes së një banese nga zjarri ka ndodhur në mesnatë në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skënderaj.

“Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka njoftuar policia.

Tutje bëhet e ditur se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin.

“Lidhur me rastin një person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Policia.


MË SHUME NGA Kronika