22:44 / 27.02.2024
Katër persona të lënduar në një aksident në afërsi të fshatit Mazgit
Ahmet Maholli/ RTK
Katër persona janë lënduar, një prej tyre rëndë, në një aksident trafiku në kyqje te autostradēs nē afërsi të fshatit Mazgit.
Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha ka deklaruar për RTK-në se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
"Të lënduarit janē dērguar për trajtim nē QKUK. Nē vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet kompetente policore për të kryer hetimet e nevojshme lidhur me shkaqet e aksidentit", ka thënë Hoxha.























