08:56 / 29.02.2024
Babai ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së mitur, arrestohet
E. Hoti / RTKlive
Një e mitur ka raportuar në polici se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, të mërkurën në Prishtinë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.























