Një 15-vjeçar shoqërohet në polici, dyshohet se theu derën e shkollës
BKT
Kronika

Një 15-vjeçar shoqërohet në polici, dyshohet se theu derën e shkollës

G.K/RTKlive

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një 15 vjeçar, nën dyshimin se ka thyer derën e shkollës “Lasgush Poradeci” në fshatin Vjonovc të Shtimes.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës, të cilët rastin e kanë cilësuar si ”Dëmtim prone”.

“Me datën 19.02.2024, rreth orës 18:05, policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informatë se në fshatin Vojnovc të Shtimes është një rast i dëmtimit të pronës, ku ishte thyer dera e hyrjes në shkollën ” Lasgush Poradeci” Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit kujdestar i kishin nisur hetimet dhe pas një pune intensive hetimore kanë arritur që tē identifikojnë një person i moshës 15 vjeçar, të cilin me datën 04.03.2024 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Siç bëjnë të ditur nga policia, në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, 15-vjeçari është intervistuar nga hetuesit policor, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore.


MË SHUME NGA Kronika