09:49 / 06.03.2024
Policia jep detaje për vdekjen e qytetarit që dyshohet se ra në lumë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Ferizaj ka vdekur pasi që dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumin ‘Morava’ afër pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 05.03.2024 rreth ores 15:50, teksa viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi.
Sipas mjekut, në trupin e viktimës nuk vërehet ndonjë plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla që dyshohet se janë shkaktuar gjatë bartjes nga uji.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion dhe rasti është në hetime.























